Dëborë dhe turizëm, Dardha e mbushur me vizitorë

04/01/2017 00:00

Fshati turistik i Dardhës vijon të jetë një pikëndalimi për turistët dhe vizitorët në çdo stinë. I mbuluar nga bora në dimër, fshati përzgjidhet jo vetëm për bukurinë natyrore por edhe sepse ofron një turizëm dinamik.

Përveç familjarëve të cilët kryesisht fundjavave e mbushin fshatin duket se Dardha po renditet në krye të listës edhe për grupimet shoqërore.

Ndryshe nga shumë fshatra të tjerë që të mbajnë lidhur pas një vatre dhe gatimeve tradicionale, ne dardhe sporti i skive mbetet i preferuari dhe veçantia e këtyre ditëve të ftohta.

“Vij nga Amerika. Kam ndërmarrë një udhëtim në disa vende të Europës. Isha në Serbi, Bullgari dhe tani erdha këtu. Kam dëgjuar nga disa të njohurit e mi për Korçën dhe Dardhën dhe vendosa t’i shoh edhe vete. Jam duke i shijuar, është vërtetë bukur këtu sidomos për të bërë ski dhe njerëzit janë shumë të dashur”, shprehet një turiste e huaj.

Prej vitesh Dardha është kthyer në një fshat miqësor ku çdokush dëshiron të ndalet qoftë edhe për pak orë për të shijuar veçantinë që i ka falur natyra.

Top Channel