Makina fluturon mbi çatinë e shtëpisë

31/12/2016 00:00

Një makinë ka fluturuar mbi çatinë e një shtëpie në Uinston Salem të Karolinës së Veriut.

Automjeti i drejtuar nga një grua e moshuar u ngul në çatinë e shtëpisë, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Askush nuk u plagos nga banorët pasi nuk ishin në shtëpi, por vetë e moshuara ka marrë disa plagë të lehta.

Policia tha se drejtuesja e mjetit kishte një urgjencë mjekësore dhe po nxitonte për në spital kur humbi kontrollin e makinës.

Megjithatë ende mbetet e pashpjegueshme sesi makina fluturoi mbi çati.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel