Man.City apo Liverpool, përballje për titullin

29/12/2016 00:00

Ndeshja e fundit e Manchester City-t për vitin 2016 mund të jetë më e vështira që formacioni i trajnerit Pep Guardiola luan që prej nisjes së zezonit.

Në “Anfild”, ekipi i “Citizens” do të jetë mysafir i Liverpulit një rival direkt për titullin që në vigjiljen e vitit të ri do të zbulojë më shumë mbi renditjen e Premier Ligës.

Për fituesin potencial do të jetë i garantuar vendi i dytë, por në përballjen e së shtunës, jo çdo trajner do ketë në dispozicion të gjithë ekipin. Stons nuk do të luajë dot ndaj Liverpool-it pasi u dëmtua në gju, në fitoren e thellë ndaj Hull, por trajneri Guardiola ka arritur të rikuperojë Pablo Zabaleta-n. Në dyshim ndërkohë është talenti Leroi Sane përveç të dëmtuarve afatgjatë, Ilkay Gundogan dhe Vincent Kompany.

Manchester Citi nuk vuan pezullimet, madje do të përfitojë dhe nga futbollisti më efektiv në repartin ofensiv, argjentinasi  Sergio Aguero dhe do të inspirojë një formacion sulmues të miqve.

Liverpool gjendet aktualisht 1 pikë më shumë se City dhe një barazim do të quhej gjithsesi pozitiv për ekipin e Jurgen Klopp.

“Reds” do të bazohen gjithashtu te kualitetet në sulm me Philippe Coutinho -s, Mane, Origi, Firmino, Sturridge dhe Adam Lallana. Këta lojtarë së bashku kanë shënuar të paktën 6 gola më shumë se çdo skuadër tjetër e Premier Ligës në total. Pika e dobët e Liverpulit konsiderohet prapavija, por edhe rivali i së shtunës, City nuk shquhet për rrjeta të paprekura.

Top Channel