Juventus bind Rincon

28/12/2016 00:00

Tifozët e vjetër të futbollit kur dëgjojnë emrin Rincon, kujtojnë me nostalgji bomberin viteve ‘90 të kombëtares kolumbiane.

Por, një lojtar tjetër premtues me këtë emër duket se ka arritur të sigurojë Juventus në Serinë A.

omas Rincon, 29-vjeç më 13 janar do të firmosë me kampionët e futbollit italian që ndeshjet e fundit kanë shfaqur shenja dobësie dhe i imponuan drejtuesve ndërhyrje në merkaton e dimrit.

Mesfushori nga Venezuela që ka impresionuar me fanellën e Xhenoas në gjysmën e parë të sezonit, do të huazohet te skuadra torineze me detyrim blerjeje në muajin qershor.

Kjo është formula e akordit mes Juventusit dhe Genoas që bëri të pavlefshme përpjekjet e Romës për të joshur futbollistin nga Amerika e Jugut.

Mediat italiane flasin për një akord verbal mes palëve por për prezantimin do të duhen ditët e para të janarit. Lëvizja për Tomas Rincon nuk i mbyll gjithsesi dyert e merkatos së Juventusit për objektivin afatgjatë të Zenitit, Axel Witsel.

Top Channel