I moshuari hero, nxjerr bombolën në flakë nga shtëpia e fqinjit

05/12/2016 00:00

Një i moshuar është kthyer në një hero për banorët e Wuxi në Kinën lindore, pasi ka  vënë në rrezik jetën e tij për të nxjerrë nga shtëpia e fqinjit një bombol gazi në flakë që të mos shpërthente aty.

Pamjet, e marra nga kamerat e sigurisë së një dyqani më 2 dhjetor 2016, tregojnë 63-vjeçarin Cai Dingfeng që del nga shtëpia e fqinjit duke tërhequr bombolën e gazit. 

Edhe pse nuk dallohet nga pamjet, raportohet se 63-vjeçari e ka tërhequr bombolën deri pranë një lumi ku e ka hedhur në ujë në mënyrë që të shuante zjarrin dhe që të mos shpërthente.

Top Channel