Në Egjipt ka të tjera rregulla në futboll! – VIDEO

26/11/2016 00:00

Shpesh kemi parë gabime nga arbitrat në ndeshje futbolli, por ajo që ka ndodhur në një ndeshje futbolli të kampionatit egjiptian është me të vërtetë mjaft e çuditshme, duke lënë të kuptohet se atje ka rregulla të tjera për sportin më të bukur në botë.

Në një kundërsulm, portieri e pret topin me dorë shumë larg nga zona e tij. Edhe pse ishte një veprim mëse i dukshëm, arbitri nuk ka bërë asnjë veprim për të ndaluar lojën.

Ajo që të bie në sy është edhe lojtari që ishte në aksion i cili nuk bën asnjë reagim, madje dhe ai vazhdon lojën.

Edhe pas një ndërhyrje mjaft të rëndë, loja sërish nuk ndalon.

Dy veprime mjaft të çuditshme brenda pak sekondave nga ana e arbitrit të ndeshjes, por megjithatë asnjë protestë nga lojtarët.

Top Channel