Superkupa e Italisë, Juve-Milan luhet në Katar

02/11/2016 00:00

Superkupa e 29 e Italisë do të luhet në Katarit. Vendimi është marrë ditën e sotme për ta transferuar këtë finale mes Juventusit dhe Milanit në Katar, e cila do të zhvillohet të premten e 23 dhjetorit në stadiumin “Al Sadd – Jassim Bin Hamad”.

Sezonin e kaluar në Itali ishte Juventusi që arriti të fitojë si kampionatin ashtu edhe Kupën e Italisë, por në bazë të rregullores, në rast se një skuadër arrin të fitojë të dy kompeticionet, atëherë Superkupa luhet me finalisten e Kupës.

Ndërkohë, për shkak të zhvillimit të kësaj ndeshje, dy takimet e kampionatit të javës së 18 të Serie A, Crotone-Juventus dhe Bologna-Milano, do të shtyhen për një tjetër datë, e cila ende nuk është përcaktuar.

Top Channel