Bookmakersat të sigurt, Conte shkarkohet nga Chelsea

14/10/2016 00:00

Antonio Conte rrezikon shkarkimin e bujshëm nga Chelsea. Bookmakersat në Britaninë e Madhe janë të bindur për këtë. Shumë kompani bastesh e kanë ulur ndjeshëm kuotën për largimin e trajnerit italian nga pankina e Bluve të Londrës, ndërkohë që Betway dhe Paddy Power e kanë pezulluar vënien e basteve për këtë çështje.

Sipas Bookmakersave, Conte konsiderohet si kandidati i tretë për t’u shkarkuar nga detyra e tij pas Slaven Bilic të Ëest gham dhe David Moyes të Sunderland.

Sigurisht këto kuotime për të ardhmen e trajnerit italian nuk janë pëlqyer aspak nga tifozët e Chelseat që kanë dalë në mbrojtje të Antonio Contes.

Nuk janë të paktë ata që nëpërmjet rrjetit social Twitter kanë ngritur pyetjen se përse duhet shkarkuar Conte nga Chelsea, pavarësisht se klubi londinez gjendet në vendin e 7 në Premier League i shkëputur me 6 pikë nga kryesuesit e Manchester City.

Top Channel