Conte shikon ferrin, Arsenal mund Chelsea 3-0

24/09/2016 00:00

Chelsea ka parë ferrin ne krahun tjetër të Londrës, në Emirates Stadium, perballë Arsenalit. Në fakt ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme e topçinjve që shkatërruan në 45 minuta formacionin e drejtuar nga Antonio Conte.

Në ninutën e 11 një top i kthyer keq nga Cahill u kthye në assist për kilianin Sanchez që me nje parabël e dërgoi topin në fundin e rrjetës. Pa u shuar jehona e golit të parë, një aksion koral i topçinjve e zbertheu sërish mbrojtjen e Chelsea dhe shifrat u bënë 2-0 për Arsenalin.

Skuadra e Contes nuk ka asnjë orientim dhe Arsnal bën pëe shumë minuta një presinf të lartë. I dëmtuar në minutën e 32 Coqoelin i ka vendin shqiptarit Granit Xhaka. 8 minuta më vonë një kundërsulm i iniciuar nga Ozil, në kombinim me Sanchez i dha gjermanit autorërinë e golit të tretë.

3-0 u mbyll pjesa e parë, por agresiviteti i Arsenal nuk pushoi. Conte ndryshoi dhe rreshtinin duke u kthyer në skemën e tij të vjetër 3-5-2, por asgjë nuk ka funksionuar për blutë londinezë.

Si përfundim Arsenal fitoi 3-0, ndërsa për tu veçuar se Chelsea bëri vetëm 2 gjuajtje në portën e Arseal. Një ndeshje të shkëlqyer luajti dhe shqiptari tjetër i Arsenal, Shkodran Mustafi.

Top Channel