Inter, De Boer drejt daljes, troket Capello

16/09/2016 00:00

Nisja ka qenë më e keqja e mundshme, por Frank De Boer duket se ka një besim të kufizuar nga shoqëria. Dhe duket se diçka ka ndryshuar në orët e fundit, pasi askujt nuk i ka pëlqyer humbja e fundit me Hapoel Beer Sheva. Në fakt, ajo që përflitet është pikërisht një shkarkim i mundshëm në rast të një humbje tjetër në fundjavë, kundër Juves në “San Siro”. Sipas mediave italiane, ideja e parë që qarkullon është ajo e një qasje me 70 vjeçarin Fabio Capello.

Holandezi, aq i dëshiruar nga Thohir, duket se o harxhoi të gjitha kreditet e tij në harkun e vetëm 4 ndeshjeve, 2 humbje, një barazim dhe një fitore ne ekstremis. Dhe Interi ka një rrugëdalje nga kontrata 3 vjeçare që ka me trajnerin holandez, i kontraktuar një muaj më parë.

Për shifrën e 1.5 mln eurove, Inter mund të përshëndesë trajnerin holandez dhe të kursejë edhe rrogën e tij, për një tjetër trajner. Të dielën është Juve, që duket një përballje me një koeficient shumë të lartë vështirësie për zikaltrit dhe emri Capello është një emër që mediat e qarkullojnë gjithnjë e më shpesh orët e fundit.

Top Channel