Real kërkon të blindojë Bale me 500 milionë euro

15/09/2016 00:00

Sipas mediave britanike, klubi madrilen është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të re talentit uellsian ku ai do të përfitonte shifra stratosferike, përafërsisht po aq sa fiton edhe Christiano Ronaldo.

Por mbi të gjitha drejtuesit e Real Madrid duan që të shtojnë në kontratë një klauzolë prej 500 milionë eurosh.

Një shifër që do të parandalonte çdo tentativë në të ardhmen nga çdo klub tjetër, përshirë këtu edhe Manchester United, që prej kohësh ka shfaqur interes për të risjellë në Premier League ish-lojtarin e Tottenham.

Top Channel