Incidenti, humb jetën një pjesëtar ekuipazhi i tragetit më të madh në botë

13/09/2016 00:00

Një pjesëtar ekuipazhi ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur me “Harmony of the Seas”, tragetin më të madh të botës.

Ai që ndërroi jetë ishte pjesëtari filipinas 42-vjeçar, teksa një varkë shpëtimi me 5 anëtarë u shkëput nga kuverta e tragetit pas një stërvitjeje.

Ajo ra 10 metra në ujë, ndërkohë që dy prej pjesëtarëve të tjerë janë dërguar menjëherë në spital me dëmtime të rënda, që u rrezikojnë edhe jetën.

Aksidenti ndodhi gjatë një ndalimi të përkohshëm në Marsejë. Detajet e tij u konfirmuan nga zv.kryebashkiaku i Marsejës, Julien Ruas.

Kompania “Royal Caribbean Cruise”, e cila zotëron tragetin “Harmony of the Seas”, konfirmoi gjithashtu vdekjen e një prej anëtarëve të ekuipazhit nëpërmjet llogarisë së tyre në “Twitter”.

“Harmony of the Seas” është trageti më i madh në botë me një gjatësi prej 362 metrash dhe mund të mbajë mbi 8.000 pasagjerë, përfshi ekuipazhin. Ai është i lartë sa një ndërtesë 25-katëshe, e sa për ilustrim mund të thuhet se është më i lartë se kulla “Eiffel”. Trageti nisi nga puna në maj të këtij viti.

Top Channel