UEFA, 150 mln euro për klubet, futbollistët e të cilëve luajtën në Europian

07/09/2016 00:00

UEFA përcaktoi një shpërblim prej 150 milionë eurosh për klubet, futbollistët e të cilëve u aktivizuan në Europianin e Francës.

Nga kjo vlerë, 100 milionë do të shkojnë për ato klube, lojtarët e të cilëve luajtën në fazën finale të “Euro 2016”, ndërsa 50 milionë do të shkojnë për klubet që kishin futbollistë, të cilët luajtën në fazën e kualifikueseve.

Në total janë 659 klube që përfitojnë nga ky shpërblim i UEFA-s, një numër ky më i lartë në krahasim me 4 vite më parë. Pas “Euro 2012”, ishin 575 klube që u shpërblyen nga UEFA, ndërkohë që shifra e përcaktuar në atë vit ishte 100 milionë euro.

Juventus dhe Liverpool duket se do të jenë skuadrat që do të përfitojnë më shumë në këtë pikë, duke qenë se ishin klubet me më shumë përfaqësues në “Euro 2016”, nga 12 secila.

Top Channel