US Open 2016, Motrat Williams në raundin e dytë

31/08/2016 00:00

Motrat Williams vijojnë rrugëtimin e tyre në US Open. Numri 1 i renditjes botërore Serena Williams u kualifikua për në raundin e dytë pasi mposhti Ekaterina Makarova me rezultatin 2-0. Serena nuk e vuri në asnjë moment në dyshim këtë fitore dhe i mbylli setet 6-3;6-3 në vetëm 63 minuta lojë.

Ndërsa Venus Williams eliminoi në raundin e parë ukrainasen Katerina Kozlova me rezultatin 2-1. Venus fitoi setin e parë 6-2, por humbi të dytin 5-7. Në setin final ajo u shfaq sërish më mirë se kundërshtarja e saj duke e mbyllur atë 6-4. Të bie në sy në këtë ditë të dytë të US Open eliminimi i Ana Ivanovic që u mund nga Denisa Alertova 2-0 në vetëm 80 minuta lojë.

Në kampin e meshkujve, Andy Murray e pati shumë të lehtë ndeshjen e tij me Lukas Rosol të cilin e mposhti 3-0. Tenisti britanik ishte dominues gjatë gjithë kohës dhe i fitoi setet 6-3;6-2;6-2 dhe në raundin e dytë do të luajë ndaj spanjollit Marcel Granollers.

U kualifikua për në raundin tjetër në Flashing Meadows edhe Stanislav Wawrinka që eliminoi Fernando Verdascon 3-0. Zvicerani ishte superior ndaj spanjollit dhe arriti t’i fitojë setet 7-6; 6-4;6-4.

Top Channel