Përfaqësuesja portugeze ka nisur punën për eliminatoret e Botërorit të vitit 2018. Skuadra kampione e Europës do të luajë fillimisht më Gjibraltarin në një miqësore në 1 shtator e më pas do të përballet me Zvicrën në ndeshjen e saj të parë në grupin kualifikues.
Skuadra luzitane nuk do të ketë në këto ndeshje Cristiano Ronaldon dhe Renato Sanches. Ylli i Realit të Madridit është ende në fazën e riaftësimit nga dëmtimi në gju të pësuar në finalen e Euro 2016 ndaj Francës, ndërkohë që probleme dëmtimi shfaqi edhe Renato Sanches, gjë që është konfirmuar edhe nga drejtuesit e Bajernit të Mynihut.
Ndërkaq, është vënë sërish në dispozicion të trajnerit Fernando Santos sulmuesi Bernardo Silva, i cili nuk ishte në finalet e Europianit të Francës për probleme fizike. Po kështu është kthyer në skuadër edhe mbrojtësi Luis Neto.
Top Channel