Witsel pranë Juventusit

30/08/2016 00:00

Axel Witsel dhe Juventusi janë më pranë se kurrë. Trajneri i Zenitit, Mircea Lucescu ka konfirmuar se mesfushori i tij dhe klubi po mundohen të gjejnë një marrëveshje me Juventusin për një transferim të mundshëm të belgut.

Bardhezinjtë kanë ofruar 15 milionë euro për Witselin, i cili shihet si zëvendësuesi i Pogbasë.

Mendohet se marrëveshja do të arrihet, pasi për lojtarin nuk ka konkurrencë. Evertoni është refuzuar nga vetë Witseli, i cili ka dashur të luajë në një ekip që merr pjesë në Champions League.

Top Channel