Barcelona i beson portën një holandezi

25/08/2016 00:00

Jasper Cillessen është portieri i ri i Barcelonës. Ai që pësoi dje 4 gola në humbjen e Ajaksit ndaj Rostovit në paraeliminatoret e Champions League gjendet tashmë në Spanjë.

Portieri holandez kaloi vizitat mjekësore dhe do të konkurrojë me gjermanin Andre Ter Stegen për një vend titullari në formacionin e Luis Enrique.

Cillessen u ble për 14 milionë euro dhe do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me katalanasit.

Po sot, Claudio Bravo, i cili vetëm para disa ditësh zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me kampionët  e Spanjës, do të zyrtarizohet si portieri i ri i Manchester City.

Top Channel