Të sëmurë dhe të lirë, rastet e përsëritura

17/08/2016 00:00

Ngjarja e Palasës që ka si protagonist persona me probleme mendore, është në vazhdën e disa krimeve të tjera. Më i fundit është vrasja e një punonjësi policie në tetor të vitit të kaluar.

I tillë duket edhe rasti i Jorgo Zanit. Ai ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, në muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar i kuruar për diagnozën, “çrregullime të theksuara personaliteti”, për shkak se ka qenë përdorues i lëndeve narkotike.

Një lajm që është pohuar edhe nga Drejtori i spitalit psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi i kontaktuar me telefon nga Top Channel.

Por përse më pas, autori i krimit të ardhshëm është lëshuar nga shtrimi në spital? Sipas Llapit persona me diagnoza të çrregullimit të personalitetit për shkak të lëndëve narkotike nuk mbahen të shtruar pafundësisht në spitalin psikiatrik pasi nuk janë të sëmurë mendorë.

Këto ngjarje rikthejnë sërish debatin e madh dhe pa zgjidhje, të problemit të të sëmurëve mendore të rrezikshëm, për të cilët nuk ka një vend izolimi të përhershëm, por trajtohen në të njëjtët spitale me personat me probleme dhe të parrezikshëm dhe pas qëndrimit të përkohshëm rikthehen sërish në liri.

Edhe braktisja nga familjaret e këtyre personave, bën që rendimi i sëmundjes të mos konstatohet nga mjekët dhe këta persona të shndërrohen më pas në autorë të ngjarjeve kriminale, që sjellin pasoja tragjike për jetën e shtetasve.

Top Channel