Skënderbeu i rikthehet stërvitjeve

01/08/2016 00:00

Kampionët e Shqipërisë të Skënderbeut e kanë hedhur pas krahëve situatën e vështirë me gjyqet e penalizimet e UEFA-s, duke filluar nga 1 gushti fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik.

Pasditen e se hënës skuadra korçare e cila do të fillojë kampionatin nën drejtimin e italianit Agostineli, ish-trajneri i Partizanit, është pritur nga rreth 2000 tifozë në stadium.

Skënderbeu do të vazhdojë një fazë të dytë përgatitore pas asaj që zhvilloi në prag të ndeshjeve të Champions League. Por penalizimi me mospjesëmarrje në kupat e Europës i dha akoma më shumë pushime kampionëve të Shqipërisë.

Për ta ka një çështje të hapur edhe nga FSHF që mbetet në pritje të informacioneve të UEFA-s për dyshimet e ngritura për trukime ndeshjesh, gjithsesi kjo situatë duket se nuk ka ndikuar aspak tek atmosfera dhe gjendja psikologjike e skuadrës.

Top Channel