Rruga Kukës-Shishtavec, Noka: Vepër e Sali Berishës

30/07/2016 00:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagoi pas një postimi në rrjetin social të kryeministrit Edi Rama se rruga Kukës-Shishtavec është vepër e rilindasve dhe pjesë e rilindjes urbane. Sipas Nokës, kjo gjë tregon pafytyrësinë e kryeministrit i cili paturpësisht tenton të vjedhë një projekt të Sali Berishës.

“Ajo rrugë ka qënë premtim personal i Sali Berishës për banorët e asaj zone, kuksianët në përgjithësi dhe është projektuar dhe ndërtuar nga qeveria e tij. Kur Partia Demorkatike doli në opozitë kishte ngelur një segment i pa përfunduar, ndërkohë që fondi i këtij segmenti ishte miratuar në FSHZH. E vetmja gjë që bëri Rama ishte tentativa për ta bllokuar përfundimin. Dhe kjo u duk qartë se megjithëse fondet ishin të miratuara në FZHSH, u ndalua ndërtimi i saj për rreth një vit”, deklaron Noka, i cili shton se Rama u detyra nga gjermanët që të vijojë punët në këtë segment.

“Kur përfaqësuesit e KFË gjermane ia bënë me dije që fondet do të shkojnë në destinacionin e planifikuar ose ndryshe do bllokoheshin u detyrua ta lejojë vazhdimin e ndërtimit, por përsëri derdhi mllef ndaj asaj rruge duke e ngushtuar këtë segmet. Dhe sot tentoi të vjedhë këtë vepër të Sali Berishës e kërkon të na e paraqesë si ‘rilindje urbane’. Më vjen keq për kryeministrin e vendit tim që nuk ka me çfarë të mburret dhe vjedh autorësinë e veprave pasi në sy të kuksianëve sot ka dalë qesharak, për të mos thënë i pështirë”, vijoi deputeti i PD-së.

Siaps tij. në Kukës, të gjithë janë të mirëinformuar se kush e ka ndërtuar atë rrugë.

“Për ty Edvin që se di po ta them une; Sali Berisha quhet ai që e ndërtoi, e jo Edvin Rama. Edvin Rama njihet për kuksianët si njeriu që po tenton t’i izolojë. Shif se mos po i vendos ndonjë taksë duke sajuar ndonjë kompani tënden që t’ja japësh me koncension edhe këtu siç po bën me Rrugën e Kombit se vetëm këto janë vepra të tuat”, mbyllet deklarata e Nokës.

Top Channel