Mancini: Nuk shikoj televizor… vetëm pak porno

14/07/2016 00:00

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, në një konferencë shtypi ditën e mërkurë, la një nga frazat më të bukura të kësaj vere kur u pyet për të ardhmen e sulmuesit Mauro Icardi.

A mendoni se çështja Icardi do të zgjidhet dhe a mendoni se ai do të vazhdojë të jetë kapiteni i Interit, ishte pyetja për Mancinin.

Përgjigja ishte tejet origjinale: “Unë nuk di gjë fare për këtë çështje. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk lexoj gazeta, nuk dëgjoj radio, nuk shoh televizor… vetëm pak porno”.

Top Channel