Kampionati Evropian i Atletikës, Luiza Gega në finalen e 3000 m

08/07/2016 00:00

Atletja shqiptare Luiza Gega, në eleminatoret e garës së 3000m me pengesa të Kampionatit Evropian që po mbahet në Amsterdam të Holandës, ka shënuar kohën 9 minuta e 37 sekonda, më të mirën mes 30 atleteve pjesëmarrëse.

Ditën e dielë, Luiza do të garojë në finale për të pretenduar medaljen e artë në këtë eveniment.

Luiza Gega është flamurtarja e delegacionit tonë në Olimpiadën e Rio de Zhaneiros. Ajo do të marrë pjesë në garat e 800 dhe 1500 metrave.

Top Channel