UEFA ndan Bejlin nga vajza

05/07/2016 00:00

Një nga imazhet më të bukura të “Euro 2016” është vrapimi i uellsianit Garet Bejl, i cili përpiqet të arrijë vajzën e tij 3-vjeçare në fushën e stadiumit të Parisit, me në sfond tifozët e kuq të Uellsit.

Një moment gëzimi që u shoqërua me brohoritjet e tifozëve, por që UEFA do e ndalojë.

Komiteti organizues i “Euro 2016” nuk do të lejojë më që futbollistët të marrin në fushë fëmijët pas përfundimit të ndeshjes.

“Nuk jemi 100% kundër këtij momenti gëzimi, por masa që kemi marrë bëhet për të garantuar sigurinë e atyre që janë në fushë”, ka deklaruar drejtori i evenimentit, Martin Kallen.

Top Channel