Shiu, protagonisti i vërtetë i Uimbëlldonit

30/06/2016 00:00

Shiu u bë protagonist në turneun e Uimbëlldonit, duke bërë që të pezullohen shumë ndeshje të programuara për këtë mesjavë, përveç atyre në fushën qendrore, ku luajtën tenistët më të mirë.

Anjezka Radvanska u kualifikua për në raundin e tretë të këtij aktiviteti pasi eliminoi ukrainasen Katerina Kozlova. Tenistja polake dominoi ndeshjen, duke e fituar atë 2-0 me sete 6-2 dhe 6-1.

Në kampin e meshjkujve, Novak Djokovic mposhti Adrian Manarinon 3-0 dhe hyn në histori si tenisti i parë që fiton 30 ndeshje radhazi në turnetë Grand Slam në epokën e turneve Open, duke thyer rekordin e Rod Laver në periudhën 1969-1970.

Fitore të lehtë shënoi edhe Roger Federer, 7 herë fitues i Uimbëlldonit. Zvicerani shpenzoi shumë pak kohë në sfidën me Marcus Willis, numri 772 i botës, duke e mundur atë me rezultatin 3-0 (6-0, 6-3 dhe 6-4).

Top Channel