Kosovë, Garda e Iowas vijon përkrahjen e palëkundur për FSK-në

28/06/2016 00:00

Ministri i MFSK-së, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (SHBA), Timothy Orr me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast ministri vlerësoi lart bashkëpunimin e mirë dhe intensiv të FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës, e cila përmes programit të ‘Partneritetit për Paqe’ po e ndihmon FSK-në në ngritjen profesionale dhe infrastrukturore; si në fushën e trajnimeve, edukimit, donacioneve, programeve të veçanta dhe këshillimeve.

Në një njoftim për media thuhet se ministri Demolli e njoftoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, me bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe rreth procesit të transformimit të FSK-së.

Edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama e falënderoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralin Timothy Orr, për ndihmën e vazhdueshme të SHBA-së për FSK-në, duke çmuar veçanërisht kontributin e instruktorëve të Gardës Kombëtare në ngritjen profesionale të FSK-së.

Ndersa, komandanti i Gardës Kombëtare Timothy Orr premtoi edhe në të ardhmen, vazhdimin e bashkëpunimit më intensitet edhe më të madh të Gardës që ai drejton me FSK-në.

Ai falënderoi ministrin Demolli dhe gjeneralin Rama për pritjen si dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin me FSK-në, duke u shprehur se ndjehet shumë krenar me këtë bashkëpunim.

Gjenerali Orr premtoi, edhe në të ardhmen, vazhdimin e bashkëpunimit më intensitet edhe më të madh të Gardës që ai drejton me FSK-në.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, kolonel Ilir Qeriqi-drejtor i Drejtorisë për Sigurim dhe Bashkëpunim i MFSK-së, atasheu ushtarak i SHB-së në Prishtinë- kolonel Anthony Butts, nënkoloneli Michael Ëunn-drejtor i Programit të Partneritetit Shtetëror, majori Jodi Marti dhe rreshteri Rachel Fails, koloneli Fadil Hadërgjonaj- këshilltar ushtarak i ministrit, shefi i Kabinetit të Ministrit, Latif Leka dhe ish- atasheu ushtarak i FSK-së në SHBA, gjeneral brigade Xhavit Gashi.

Top Channel