Miss Bumbum uron Messin

26/06/2016 00:00

Modelja Suzy Cortez, e njohur ndryshe si Miss Bumbum, uroi Lionel Messin për ditëlindjen e tij të 29-të me dy foto të postuara në llogarinë e saj në Instagram, por nuk harroi të thumbonte edhe bashkëshorten e argjentinasit.

Para pak kohësh, bukuroshja tha se Lionel Messi nuk e ndiqte më në Instagram duke i dhënë fund miqësisë së tyre virtuale. Ajo pretendoi se kjo ishte vepër e gruas së Messit, Antonella Roccuzzo, që ishte bërë xheloze.

Sidoqoftë, urimet e Miss Bumbum janë të veçanta, pasi përdor armën më të fortë: fundshpinën. Me dy qirinj me numrat 2 dhe 9 dhe me fanelën e Messit, ajo i uron argjentinasit gjitha të mirat.

“Urime ditëlindjen Messi, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Barçës. Ndjesë nëse të kam shkaktuar probleme për shkak të xhelozisë së gruas”, shkroi ajo.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel