Hiddink ofrohet për pankinën e Rusisë

24/06/2016 00:00

Rusia është në kërkim të një trajneri të ri pas dorëheqjes së Leonid Slutskit dhe Gus Hiddink mendon që t’ia kurseje këtë lodhje federatës së këtij vendi dhe vetëofrohet për të marrë drejtimin e skuadrës të cilën e njeh mirë, pasi ka qenë në pankinën ruse edhe në periudhën 2006-2010.

Rusia nuk e kaloi fazën e grupeve të Evropianit të Francës dhe loja e paraqitur prej saj ishte e një niveli shumë të ulët, gjë që ndezi edhe alarmin në federatë, duke qenë se pas 2 vitesh Rusia do të organizojë Botërorin e vitit 2018.

Gus Hiddink kërkon të japë kontributin e tij në përmirësimin e imazhit të kësaj skuadre dhe këtë ai e ka deklaruar për median holandeze, ku theksoi se do të jetë shumë i lumtur nëse atij do t’i jepet mundësia për të ndihmuar Rusinë.

Hiddink, gjatë kohës që drejtoi Rusinë, bëri një punë të mirë duke e kualifikuar këtë skuadër në gjysmëfinale të Evropianit 2008. Rikthimi i tij jnë pankinë do të shihej me sy të mirë edhe nga vetë drejtuesit e Federatës Ruse të Futbollit.

Top Channel