Portugalia, sfidë vendimtare me Hungarinë

21/06/2016 00:00

Portugalia vijon përgatitjet e saj për ndeshjen e saj të fundit në grup ndaj Hungarisë. Edhe pse është skuadra që ka gjuajtur më shpesh portat e kundërshtarëve në krahasim me pjesën tjetër të pjesëmarrëseve në Euro 2016, Portugalia ka shënuar vetëm 1 gol, ndërkohë që edhe ka pësuar 1 të tillë.

Për më tepër Portugalia nuk ka mundur të fitojë asnjë nga 2 ndeshjet e para dhe rrezikon seriozisht eliminimin nga Euro 2016. Në këtë moment Portugalia është në vendin e tretë me vetëm 2 pikë, ndërkohë që Grupi F kryesohet nga Hungaria me 4 pikë.

Ndeshja vendimtare mes Portugalisë dhe Hungarisë do të luhet në Lion, ndërsa Islanda dhe Austria do ta luajnë sfidën mes tyre në Paris.

Top Channel