Hetim pasurisë së gjyqtarit Arjan Aliaj, dha vendimin e pezullimit të Çakos

15/06/2016 00:00

Sektori kundër krimit ekonomik ka nisur verifikimet paraprake për pasuritë e gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili dha vendimin e pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakos.

Një burim brenda Policisë së Shtetit tha për mediat, se ndaj Aliajt kanë filluar verifikimet për pasuri të tij të dyshimta. Verifikimi sipas policisë ka ardhur pas sinjalizimeve të vetë qytetarëve.

Fshehja e të ardhurave të gjyqtarit është edhe dyshimi kryesor për nisjen e këtyre verifikimeve sqaron policia. Gjithsesi mbetet vetëm në kuadrin e verifikimit dhe jo të nisjes së një procedimi penal.

Top Channel