Anglia triumfon ndaj Australisë, Rashford “siguron” Europianin

28/05/2016 00:00

Zbulimit të sezonit në Premier League, 18-vjeçarit Marcus Rashford, i kanë mjaftuat vetëm 3 minuta për të shënuar golin e parë të ndeshjes, e të parin personal me Kombëtaren angleze.

Me anë të këtij goli Rashford e shënuar emrin e tij në librat e rekordeve si debutuesi më i ri që ka shënuar për “Luanët”.Goli i dytë u shënua nga një tjetër sulmues i Manchester United, Wayne Rooney, i cili përfitoi nga një asist i shkëlqyer i Sterling për të dyfishuar rezultatin.

15 minuta para perfundimit të ndeshjes kanë qenë sërish anglezët që kanë shënuar, por këtë herë në portë e tyre.

Autogoli i Eric Dier ngushtoi rezultatin në 2-1.

Gjithashtu mbrëmjen e së premtes u zhvilluan edhe miqsore të tjera, ku vlen të theksohet Çeki-Malte e cila perfundoi me rezultatin tenistik 6-0

Miqësoret e luajtuara ditën e premte
Sllovakia-Georgia 3:1
Çeki-Maltë 6:0
Kroaci – Moldavi 1:0
Angli-Australi 2:1
Irland – Hollande 1:1

Top Channel