Telashe për Clinton, çështja e e-maileve rikthehet sërish

25/05/2016 00:00

Në një moment kyç të fushatës elektorale në SHBA, Departamenti Amerikan i Shteti publikoi një raport, i cili deri diku mund të konsiderohet si një shuplake për Hillary Clinton.

Çështja e adresës së e-mailit të saj privat është rihapur, por këtë herë ishte hetimi zyrtar i DASH, i kryesuar nga inspektori i përgjithshëm, i cili ka akuzuar Hillary Clinton dhe ish-sekretarë të tjerë amerikanë të shtetit për menaxhim të dobët të të sigurisë se  e-mail.

Ndërsa, FBI po heton nëse ka pasur  ndonjë shkelje të sigurisë apo jo. Raporti thotë se minimalisht Hillary Clinton duhej të kishte publikuar të gjitha e-mailet para se të linte shërbimin.

Sipas DASH, Clinton ka dështuar në ndjekjen e rregullave pasi përdorimi i kësaj adrese personale është e ndaluar kategorikisht për postin e Sekretarit të Shtetit.

Top Channel