Ironia në internet, lojtarët që janë tallur më shumë

24/05/2016 00:00

Tashmë në botën sportive ka klasifikime për çdo element.

Së fundmi është përpiluar një renditje me futbollistët që janë bërë objekt talljesh në internet.

E përditshmja spanjolle “Marca” e ka bërë një listë me 7 lojtarët me të cilët është bërë më shpesh ironi, ku ai që kryeson është Fellaini për të cilin Manchester United pagoi 27.5 milionë Paund.

Pas belgut pozicionohet Anderson, ndërkohë që në vendin e tretë gjendet Jackson Martinez.

Në fotomontazhin e krijuar, për të lexohej mesazhi: Më thonë se jam Falcao i ri, por nuk kanë specifikuar jam si Falcao i Chelsea-t apo ai i Atletico Madrid.

Edhe vetë Radamel Falcao është një prej lojtarëve që është bërë objekt talljesh ashtu si dhe Emil Heskey.

Nuk mund të mungonin ironitë as për Mario Balotelli për të cilin ironia e tifozëve të Liverpool është: Balotelli 1 gol i shënuar, 3 modele të ndryshme flokësh.

Klasifikimin e mbyll Fernando Torres që në kohët kur aktivizohej te Chelsea u shndërrua në “Don’t Scorres”. Por, për spanjollin së fundmi tifozët kanë ndryshuar mendim.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel