“Ujqërit” nisin festën

13/05/2016 00:00

Korça po bëhet gati për supersfidën e javës së 35-të, mes Skënderbeut dhe Partizanit, që do të përcaktojë edhe fatet e titullit kampion, mirëpo, “Ujqërit” kanë nisur festën sapo idhujt e tyre kanë ardhur në “strofull”.

Tifozët kanë nisur këngën si dhe kanë ndezur tymëset e falakadanët në momentin që kanë parë që autobusi i skuadrës po i afrohej stadiumit.

Ndërsa lojtarët janë detyruar të futen në stadium për të nisur përgatitjet para ndeshjes që fillon në ora 19:00, tifozët presin që festa e nisur pasdite të përfundojë në orët e para të mëngjesit, pasi janë të sigurt në fitoren e skuadrës së tyre.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel