Liverpool-Sevilla, finalja e Europa League

05/05/2016 00:00

Trofeu i Europa Leagues do të diskutohet mes anglezëve të Liverpool dhe spanjollëve të Sevillas. Të dy këto skuadra arritën fitore ndaj kundërshtarëve respektiv, Villareal dhe Shakhtar Donetsk.

Formacioni i Jurgen Klopp, i cili do të synojë t’i marrë kurorën Sevillas që është kampione e këtij kompeticioni, bëri gjithçka mirë në sfidën e kthimit ndaj “nëndetësës së verdhë” duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë e duke fituar 3-0.

Anglezët e nisën mjaft mirë ndeshjen duke bërë presion në drejtim të portës kundërshtare e duke detyruar kapitenin e Villareal, Bruno, të shënojë në portën e vetë në minutën e 7.

Në pjesën e dytë, Sturridge shënoi edhe golin e qetësisë, ndërsa Ruiz i bëri më të lehtë “të kuqve” pasi u përjashtua nga ndeshja në minutën e 71.

Dhjetë minuta nga fundi, Lallana shënoi edhe golin e tretë duke bërë që festa të shpërthejë në “Anfield”.

Ndryshe nga skuadra angleze, Sevilla, falë edhe avantazhit që i sollën dy golat e shënuar jashtë fushe, ishte më e qetë në ndeshjen e kthimit ndaj Shakhtar Donetsk, por nuk i la asgjë rastësisë duke fituar në shtëpi 3-1.

Gameiro kaloi në avantazh spanjollët që në minutën e 9, mirëpo miqtë arritën të barazojnë pa përfunduar pjesa e parë me Eduardon.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Gameiro ai që kalon të tijtë në epërsi. Në minutën e 59 erdhi edhe goditja finale për Shakhtar Donetsk, kur Mariano shënoi për 3-1.

Finalja e Europa League mes Liverpool dhe Sevilla do të luhet më 18 maj në Basel në stadiumin “St. Jakob-Park”.

Top Channel