Ja si i bën lëmsh Saul Niguez lojtarët e Bajernit (Video)

28/04/2016 00:00

Saul Niguez shënoi një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, për t’i dhënë fitoren 1-0 Atletikos së Madridit ndaj Bajernit të Mynihut.

Lojtari që vjen nga “cantera” e verdhekuqve la pas me disa lëvizje të shkëlqyera Thiago Alcantara, Bernat dhe Xabi Alonso. Më pas, kur përballë i doli Alaba, vendosi që me të majtën të dërgonte topin atje ku nuk arrinte dot Neuer.

Vetë mesfushori spanjoll u shpreh se ky ishte goli më i rëndësishëm dhe më i bukur i karrierës së tij.

“Po avancoja me topin dhe pashë që i shpëtova dy kundërshtarëv. Sapo hyra në zonë, vendosa që të godisja me të majtën”, tha Saul për mediat.

Top Channel