Serie A, tjetër humbje për Lazion

24/04/2016 00:00

Edhe pas ndryshimeve në stafin teknik, Lazio vazhdon të vuajë në fushën e lojës. Kësaj radhe, kryeqytetasit humbën në transfertën ndaj Sampdorias 2-1.

Edhe pse skuadra e Simeone Inzaghit ishte e para që kaloi në epërsi me Dordevic që në minutën e 3, vendasit arritën të përmbysin gjithçka falë golave të Fernando dhe Diakite e në fund arritën të marrin të tre pikët.

Ndërkohë, Sassuolo rikthehet të fitorja pas 4 javësh, pasi mposhti Torinon 1-3. Skuadra e Di Francescos u tregua superiore që në fillim të takimit kur shënoi me Sansone.

Edhe pse vendasit barazuan me Peres, në pjesën e dytë miqtë shënuan edhe 2 herë të tjera me Peluson e Trottan për t’iu afruar Milanit në vetëm një pikë.

Atalanta arriti një fitore shumë të rëndësishme 1-0 përballë Chievos, ndërsa Palermo fitoi në transfertë ndaj Frosinones 0-2, duke bërë që skuadra e Ajetit të ketë pak shpresa për mbijetesë. Ndërkohë, edhe Bologna fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Genoas.

Top Channel