Mediat belge: Januzaj do t’i bashkohet Kosovës

20/04/2016 00:00

Refuzoi dy vite më parë Kombëtaren shqiptare, duke u bërë pjesë e Belgjikës, por tashmë duket se ka reflektuar për zgjedhjen e tij dhe sipas mediave belge mesfushori, i cili u rikthye te Manchester United pas huazimit të dështuar te Borussia e Dortmundit, po mendon që t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, menjëherë sapo ajo të bëhet anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s.

Belgjika është një prej kombëtareve më në formë në arenën botërore, por Januzaj me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e saj në Europian, pasi prej 16 muajsh nuk grumbullohet. Madje, mes tij dhe trajnerit ka pasur edhe disa polemika kohët e fundit.

Duke qenë se sipas rregullores së FIFA-s dikton se një lojtar mund të ndryshojë skuadrën vetëm nëse ekipi përfaqësues i origjinës nuk ka qenë më parë anëtar i Konfederatës Botërore të Futbollit, e bën të realizueshëm synimin e Adnan Januzajt.

Top Channel