Kriza në Brazil, dyshime për Lojërat Olimpike

20/04/2016 00:00

Këtë vit, Brazili do t’i hapë krahët për njerëzit nga e gjithë bota në kuadër të Lojërave Olimpike.

Por diçka më shumë se tre muaj nga nisja e tyre, vendi po përballet me një seri krizash si vurisi Zika, rënie e thellë ekonomike që ka lënë me mijëra pa punë dhe që nga rritur inflacionin frikshëm, krizë politike që ka përfshirë disa nga liderët e vendit dhe së fundmi mundësia që Presidentja Dilma Rousseff të largohet nga posti.

 Natyrshëm ka lindur pyetja se a do të zhvillohen Lojërat Olimpike. Sigurisht që organizatorët thonë se krizat e ndryshme nuk duhet të ndikojnë tek lojërat, pasi sidoqoftë situata politike nuk ka pse të ketë ndikim në sport.

Zyrtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar gjithashtu flasim për progres të madh të Brazilit në organizimin e lojërave duke ngulur këmbë se krizat mund të kenë një efekt fare minimal apo asgjë shqetësuese mbi to.

Ekspertët thonë se edhe Botërori i futbollit i vitit 2014 u përball me dyshime të tilla për shkak të problemeve dhe protestave, por kampionati u zhvillua pa asnjë problem. Kriza është e ndjeshme kudo, por zyrtarët e turizmit në Brazil janë duke fërkuar duart pasi presin një sukses të madh për Lojërat Olimpike.

Por për qytetarët e thjeshtë të Rio de Janeiros, Lojërat Olimpike janë lënë në hije nga negativiteti. Shumë pak prej tyre mendojnë se lojërat do të anulohen, ndërsa shumica i konsideron si një mundësi për të mbuluar problemet që po dërrmojnë vendin.

Banorët e Rios thonë se krizat e vendit janë shndërruar në një telenovelë të shëmtuar dhe shpresojnë që Lojërat të jenë një pikë kthese. Lojërat Olimpike të Rios do të nisin më 5 gusht dhe do të zgjasin deri më 21 gusht të këtij viti.

Top Channel