Dani Alves e merr me të qeshur eliminimin e Barcelonës nga Champions-i (Video)

15/04/2016 00:00

Duket se brazilianin Dani Alves nuk e ka prekur shumë eliminimi i Barcelonës nga Champions League. Veprimi i tij i fundit bie në kontrast me lotët e Iniestës në autobusin e skuadrës.

Mbrojtësi i djathtë i skuadrës katalanase e mori me shaka humbjen ndaj Atletico Madrid dhe postoi në Instagram një video ku shihej me parruke dhe ku imitonte të fejuarën e tij, Joana Sanz.

Duke e bërë zërin si femër, Dani Alves tha: “Përshëndetje! Jam Joana Sanz. Dua t’i jap një mesazh shpirtit tim që është shumë i mërzitur. I dashur, është vetëm një ndeshje futbolli. Nuk ka ndodhur asgjë, jeta vazhdon. Ti vlen më shumë se kaq, dakord? Të duash shumë!”

Top Channel