Arsenal këmbëngul për sulmuesin Morata

09/04/2016 00:00

Arsenali nuk heq dorë nga tentativa për të sjellë në “Emirates” Alvaro Moratën. Sipas të përditshmes britanike “the Guardian”, trajneri i “topçinjve” të Londrës, Arsen Wenger, ka vendosur të bëjë një tjetër tentativë për të siguruar shërbimin e sulmuesit spanjoll të Juventusit për të formuar një dyshe me Oliver Giroud.

Gjithnjë sipas “the Guardian”, këtë radhë Arsenali do të kërkojë të veprojë nëpërmjet Realit të Madridt. Klubi spanjoll ka të drejtën e riblerjes së Moratës për 23 milionë paund dhe duket se kanë vendosur ta zbatojnë këtë klauzolë për ta shitur më pas kartonin e 22-vjeçarit tek Arsenali për 30 milionë paund.

Por, Arsenali nuk dëshiron vetëm Moratën. Wenger kërkon të përforcojë mbrojtjen dhe për këtë kërkon Manolas nga Roma, ndërkohë që në shënjestrën e londinezëve është vënë edhe mesfushori i ‘Gladbah, Granit Xhaka.

Top Channel