“Sinjalistika” për Klopp në “Signal Iduna Park”

07/04/2016 00:00

Dortmund po luan çerekfinalen e parë ndaj Liverpoolit në “Signal Iduna Park”, një ndeshje e madhe, por edhe një rikthim i “beniaminin” Klopp në stadiumin ku kaloi kohë të arta.

Trajnerit të Liverpool u bë një pritje e veçantë në “Westfalenstadion”. Organizatorët e ndeshjes u kujdesën edhe që trajneri karizmatik të mos “ngatërronte” dhomën e zhveshjeve. Në rrjetet sociale u publikua një foto nga ambientet e brendshme të stadiumit, ku ishte vendosur edhe një tabelë për t’i treguar trajnerit karizmatik dhomën e zhveshjeve të miqve.

Ndërsa në një tjetër foto para fillimit të takimit, në stërvitjen e ekipeve, Klopp qëndron duke vëshguar lojtarët e Dortmundit, e jo ata të Liverpool që drejton aktualisht. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin komentet. “Klopp zgjohu, je trajner i Liverpool”, komenton dikush.

Gjithashtu, platforma dixhitale gjermane “Sport 1” i ka dedikuar trajnerit një kamera gjatë gjithë lojës, dhe shikuesit në ekran mund të zgjedhin të shohin vetëm trajnerin e Liverpoolit, me opsionin “Klopp Cam”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel