Messi dhuron këpucët, egjiptianët revoltohen

30/03/2016 00:00

Futbollisti më i famshëm në botë dhuron këpucët e tij për ankand dhe paratë do të shkojnë për bamirësi. Çfarë nuk shkon këtu?

Mesa duket gjithçka. Lionel Messi vendosi të dhurojë këpucët e tij për bamirësi gjatë emisionit “Po, jam i famshëm”, që transmetohet në një televizion egjiptian. Me siguri argjentinasi nuk ka qenë në dijeni të kulturës arabe, që cilëson dhurimin e këpucëve si mungesë respekti dhe ofendim.

Ata më të moderuarit e mirëkuptuan gjestin e argjentinasit, por të shumtë ishin ata që u hodhën në rrjetet sociale për të kritikuar asin argjentinas.

“Në 7 mijë vite histori, askush nuk ka treguar respekt dhe nuk ka ofenduar popullin egjiptian sa ky rast”, shkruan një përdorues në rrjetin social Twitter.

Të tjerë fajësonin prezantuesen, e cila e falenderoi sulmuesin e Barcelonës dhe i mori këpucët në dorë.

“E neveritshme! U pagua mijëra euro për të qenë pjesë e emisionit, në fund dhuron këpucët dhe prezantuesja idiote i merr ato e i mban në dorë. Emri Egjipt është shumë më i madh se këpucët e Messit. Ky është një ofendim i rëndë për Egjiptin”, shkruan një tjetër përdorues.

Në debatin e këpucëve u përfshinë edhe politikanë. Një deputet i parlamentit vendas hoqi këpucën e tij në transmetim të drejtpërdrejtë në televizion dhe ja ofroi atë Lionel Messit.

Këpucët janë një ofendim në kulturën arabe. Kujtoni këtu rastin e gazetarit Muntasir al-Zyadi, i cili në vitin 2008 në shenjë ofendimi goditi me këpucë Presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, George Bush.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel