Propozimi, Real-Chelsea mund të shkëmbejnë “numrat 10”

15/03/2016 00:00

Qëndrimi i James Rodriguez te Reali i Madridit po vihet gjithnjë e më shumë në dyshim. Rendimenti i futbollistit kolumbian ka rënë ndjeshëm duke u kontestuar shpesh nga tifozët e Realit.

Duke parë këtë situatë, drejtuesit e klubit madrilen po mendojnë për largimin e tij nga “Santiago Bernabeu”.
 
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, Reali kërkon që të hyjë në tratativa me Chelsean për një shkëmbim me James Rodriguez dhe Eden Hazard në muajt e kësaj vere.

Mesfushori belg që është vënë prej kohësh në shënjestrën e “los blancos”, pëlqehet shumë edhe nga trajneri Zinedine Zidane.

Megjithatë edhe Hazard ashtu sikurse Rodrigez nuk po përjeton sezonin e tij më të mirë dhe zërat për një largim të mundshëm nga klubi londinez janë shtuar ku përvecv Realit të Madridit, interes për të kanë shfaqur edhe drejtuesit e PSG-së.

Top Channel