NBA, duel i yjeve James-Bryant

11/03/2016 00:00

Mbrëmja e radhës në NBA rezervoi sfidën mes Kobe Bryant dhe LeBron James, në përballjen e Staples Center mes LA Lakers dhe Cleveland Cavaliers.

Ishte përballja e fundit mes këtyre yjeve të basketbollit amerikan dhe fitorja në aspektin individual i takoi yllit të Los Angeles Lakers, që shënoi 26 pikë kundrejt të 24 të James. Por, në aspektin kolektiv ajo që doli e fituar nga parketi ishte Cleveland që e mposhti Los Angeles Lakers 120-108.

San Antonio vazhdon të shënojë fitore në parketin e saj. Në “AT&T Center”, skuadra teksane, që këtë radhë e kishte në pankinë trajnerin Popovich mundi Chicago Bulls 109-101, duke regjistruar suksesin e 31 radhazi në fushën e saj.

Leonard me 29 pikë dhe Tony Parker me 20 pikë dhe 12 asist, ishin protagonistët për “Spurs” që e kanë siguruar prej kohësh kualifikimin për në Playoff.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Denver mundi Phoenix 116-98, ndërsa Toronto fitoi me atlantën 104-96.

Top Channel