Bonucci zgjedh Juven para Guardiolës

27/02/2016 00:00

Leonardo Bonucci nuk do të transferohet te Manchester City. Mjaftuan elozhet e trajnerit Guardiola, në drejtim të mbrojtësit të Juventus për të hapur këto zëra për kalimin e tij te ‘Citizens’, që mediat të thurnin skenarët e një transferimi të mundshëm të italianit drejt Anglisë.

Por juventini ka mohuar gjithçka.

“Jam i nderuar nga komplimentat e Guardiolës, por synimi im është të shkoj në Gjermani me Juventusin dhe të mund Bajernin”, tha Bonucci, i cili sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’ është vënë edhe në shënjestrën e Chelsea dhe Manchester United.

Top Channel