Pas 30 vitesh, Milani duket se është shumë pranë ndërrimit të presidentit. Lajmi është publikuar nga gazeta italiane ‘Askanews’, e cila ka publikuar se Silvio Berlusconi ka arritur marrëveshjen me një ndërmarrje kineze për të shitur klubin kuqezi.
Sipas ‘Askanews’, Berlusconi ka ngrënë darkë me Richard Lee, përfaqësuesin e një konsorciumi aziatik dhe ka rënë dakord për shitjen e 75% të aksioneve të klubit për vlerën e 1 miliardë eurove.
Gjithsesi, agjensia italiane e lajmeve ‘Ansa’ e ka përgënjeshtruar këtë lajm.
Ndërkohë, ‘La Gazzetta dello Sport’ e hapi faqen e parë me titullin: “Milan, Kina është afër. Klubi kuqezi në shitje.” Sipas kësaj gazete, Richard Lee mund të jetë edhe një ndërmjetës i biznesmenit kinez Zong Qinghou, pronar i një marke pijesh kineze shumë të famshme.
Për ‘La Gazetta dello Sport’, shitja e Milanit mund të zyrtarizohet në muajin maj.
Top Channel