F1, Hamilton pole në Rusi

11/10/2014 00:00

Lewis Hamilton ka mundur shokun e skuderisë dhe rivalin për titull Nico Rosberg, duke marrë pole position-in në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë.

Kryesuesi i kampionatit ishte 0.2 sekonda më i shpejtë se gjermani, ndërkohë që piloti i “Williams” Valtteri Bottas humbi shansin për një vend në radhën e parë për shkak të një gabimi.

Finlandezi ishte më i shpejti në dy xhirot e para por gaboi në kthesën e fundit, të cilën e mori shumë gjerë. Ai zuri vendin e tretë, përpara Jenson Button me “McLaren” dhe Daniil Kvyat me “Toro Rosso”.

“Pole-i është një vend i mirë për t’u nisur. Është bukur të jesh këtu. Është një vend i bukur, moti ka qenë fantastik dhe personalisht po e shijoj këtë sfidë”, tha Hamilton.

“Nuk ishin provat më të lehta, Rosberg dhe Bottas ishin të fortë. Gara e nesërme do të jetë e vështirë, të shohim se si do të shkojë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Bottas tha se nuk mendonte se mund ta mundte Hamilton, por shtoi se luftoi për vendin e dytë.

Ndërsa Kvyat bëri performancën më të mirë të sezonit, pikërisht për garën që zhvillohet në shtëpinë e tij, për të cilën presidenti Vladimir Putin luajti një rol thelbësor.

Ky ishte pozicioni më i mirë që kur piloti i mëparshëm Daniel Ricciardo u kualifikua i pesti vitin e kaluar në Silverstone.

Piloti tjetër i “McLaren”, Kevin Mangussen u rendit i gjashti, por do të zhvendoset pesë vende më pas për shkak të një ndëshkimi.

Top Channel