Cassano: Abate, mbylle gojën!

15/09/2014 00:00

Plot nëntë gola të shënuar, 4 për Parmën dhe 5 për Milanin bënë që ndeshja e zhvilluar në stadimin “Tardini” të dhuronte një spektakël të vërtetë.

“Spektakli” nisi që në korridoret e stadiumit dhe protagonist bëhet edhe njëherë tjetër Antonio Cassano. Fantazisti barez është i njohur tashmë për urrejtjen e tij ndaj Milanit, pavarësisht se për ca kohë ka mbajtur edhe vetë veshur fanelën kuqezi. Pas sulmeve kundër Galianit, këtë herë viktimë ka qenë ish-shoku i skuadrës tek Milani, por edhe në kombëtaren italiane, Abate.

“Incidenti” ka ndodhur pak minuta para nisjes së takimit kur mbrojtësi kuqezi duke dashur t’u japë kurajo shokëve të skuadrës thërret “Forca djem” disa herë. Kjo s’i ka pëlqyer Cassano-s: “Ooo Abate mbylle gojën ta hajë dreqi!”, dëgjohet të thotë fantazisti barez.

Top Channel