F1, Jenson Button kritikon Rosbergun
27/08/2014 00:00
“Gjithmonë kam thënë se ai që fiton Botërorin është piloti që është paraqitur më mirë në pistë, por këtë vit duket se nuk është kështu.”
Këto janë fjalët e Jenson Button, i cili ka kritikuar kryesuesin aktual të renditjes së pilotëve në Botërorin e Formulës 1, gjermanin Nico Rosberg.
Në garën e fundit (Cmimi i Madh i Belgjikës), Rosberg preku shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton duke i shkatërruar garën britanikut, ndërsa vetë përfundoi i dyti duke thelluar avantazhin në klasifikim.
“Mendoj se gjëra të tilla nuk janë të mira për sportin. Ishte një aksident i kotë pasi në atë kthesë Nico nuk kishte aspak hapësirë. Më vjen keq për Hamiltonin pasi po zhvillonte një garë shumë të mirë”, thotë piloti i McLaren.
Top Channel