Zlatan, dy gola për Superkupën e Francës

03/08/2014 00:00

Kampionët francezë të Ligue 1, Paris SG, siguruan një fitore të lehtë 2-0 ndaj Guingamp, për të ngritur tashmë edhe trofeun e superkupës së Francës, apo “Trophee des Champions”.

Zlatan Ibrahimovich shënoi të dy golat e ndeshjes brenda 20 minutave të para të lojës, njërin prej të cilëve përmes penalltisë, dhe, pasi Guingamp nuk shfrytëzoi një 11-metërsh të dhënë në favor të tyre, asgjë tjetër nuk mund të shqetësonte parizienët drejt trofeut të radhës, atij tradicional përpara hapjes së kampionatit.

Guingampi fitoi vjet Kupën e Francës, por nuk mundi të shkonte më shumë se sa vendi i 16 në kampionat, ndërkohë që skuadra e Ibrahimovich ngriti trofeun e kampionatit.

Top Channel